VIDEO/ Juventusi nuk fal dhe mund Breshan në shtëpi, Fiorentina shkatërron Sampdorian. Ja rezultatet në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 17:03

VIDEO/ Juventusi nuk fal dhe mund Breshan në shtëpi, Fiorentina shkatërron Sampdorian. Ja rezultatet në Serinë A

Juventusi rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur Breshan me rezultatin 2-0, në shtëpi.

juventus

Bardhezinjtë e kanë pasur të vështirë për të zhbllokuar sfidën. Ishte Dibala ai që gjeti rrugën e rrjetës me një goditje dënimi, në minutën e 38-të, pas një faulli që shkaktoi Aye dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Kuadrado shënoi golin sigurisë, pasi një asisti të bukur të Matuidisë. Kështu Juventusi shkon në kuotën e 57 pikëve, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lacio që ndeshen mes tyre, sot në mbrëmje.

Ndërkaq në ndeshjet e tjera Fiorentina ka shkatërruar me rezultatin 1-5 Sampdorian në transfertë, ndërsa Parma ka mundur Sasuolon, 0-1.

Rezultatet sotme:

Juventus- Bresha 2-0

(Dibala 38’, Kuadrado 75’)

 

Sampdoria- Fiorentina 1-5

(Gabiadini 90+1’/  Thorsbi 8’ (au), Vlahoviç 18’, 57’ (p), Kieza 40’ (p), 78’)

Sasuolo-Parma 0-1

(Zhervinjo 25’)
/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"