VIDEO/ Juventusi kualifikohet mes drithërimave, në gjysmëfinale falë një barazimi me Rabio protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 22:53

VIDEO/ Juventusi kualifikohet mes drithërimave, në gjysmëfinale falë një barazimi me Rabio protagonist

Juventusi ka siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Europës, falë një barazimi të vuajtur mes drithërimash në transfertë përballë Sporting Lisbonës.

bandicam 2023-04-20 20-58-37-543

Po gjërat në atë sfidë folën më shumë për portugezët dhe mrekullitë e Sheznjit dhe Perin shpëtuan skuadrën italiane nga një rezultat jo i favorshëm në shtëpi, Ndaj duket se gjithçka do të jetë e hapur për kualifikimin në këtë ndeshje të dytë.

SPORTING-JUVENTUS 1-1 (0-1)
20′ (p) Eduards / 9′ Rabio

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’Tjetër mundësi e Koates i cili nga e djathta gjuan para portës, por gjen largimin e mbrojtjes bardhezi.

88’ Eduards nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar në zonë, Koates me portën bosh fluturon sferën mbi traversë.

76’ Danilo gabon ndërhyrjen dhe i jep mundësinë Esgaio të shfaqet në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit me të djathtën kalon mbi traversë.

74’ Edhe Gonçalves mundohet të shënojë me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke çuar topin shumë lehtë në duart e Sheznjit.

73’ Sulm i shpejtë i Di Maria dhe Kuadrados në të djathtën, kolumbiani tenton me një diagonale pas gjetur portën portugeze.

68’ Top në thellësi i Di Marias për Vlahoviç, ky i fundit vonohet por më pas pason për Kiezën i cili gjuan por nuk ia del të dërgojë sferën drejt portës kundërshtare.

64’ Kthehet të sulmojë me shumë forca Sporting duke tentuar golin, Eduards hyn në zonë dhe gjuan por godet shokun e skuadrës, Morita, me sferën e cila devijohet jashtë.

57’ Përsëri Vlahoviç dhe përsëri një gjuajtje e gabuar e sulmuesit serb i cili vonohet dhe gjen devijimin e Diomande.

54’ Rast i shkëlqyer i Juventusit me Di Maria i cili nis Kuadradon në krah ku harkon nga e djathta për Vlahoviç, por devijimi i tij me kokë para portës është i gabuar.

53’ Nunjo Santos nga e majta harkon në zonë, por Sheznji është i vëmendshëm dhe mbërthen topin.

50’ Pas një rrëmuje në zonë, vendasit kërkojnë penallti për prekje topi me dorë nga Vlahoviç, por edhe VAR-i sinjalizon që loja duhet të vazhdojë.

46′ Asnjë ndryshim te dy skuadrat pas pushimit, rinis takimi.

45’+3’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë.

45’ Qarkullim i gjatë i vendasve të cilët kërkojnë hapësirën për të shënuar golin që do të hapte plotësisht kualifikimin.

35’ Pas një goditje këndi, Diomande me kokë gjen kohën të mposhtë Bremer, por nuk gjen portën e Sheznjit me gjuajtjen me kokë.

25’ Merr zemër përsëri skuadra portugeze dhe Ugarte pasi fiton topin në qendër të mesfushës tenton të befasojë Sheznjin nga distanca, pa sukses.

21’ GOOOL SPORTING! Eduards barazon shifrat me penallti.

18’ Penallti për Sporting, pas faullit të Rabio ndaj Ugarte, pak çaste pasi shtylla kishte shpëtuar bardhezinjtë.

13’ Eduards tenton të përgjigjet nga ana tjetër me një gjuajtje nga e majta, por pa gjetur portën e italianëve.

9’ GOOOL JUVENTUSI! Pas një goditje këndi, topi mbetet në zonë dhe Rabio tregohet më i shkathët me devijimin e tij duke i dhënë avantazhin bardhezinjve.

6’ Koates lëshon një gjuajtje me kokë pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e bardhezinjve.

1’ Nis dueli në Lisbonë.

nbmnv

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"