VIDEO/ Juventusi i vendos “shkelmin” krizës, skuadra e Alegrit rikthehet te fitorja në kampionat pas 4 javësh
Juventusi i ka vendosur “shkelmin” krizës, teksa është rikthyer te fitorja në kampionat pas plot 4 javësh, duke mposhtur Bolonjën, me rezultatin e pastër 3-0.
Kjo ishte fitorja e 3-të në 8 javë për skuadrën e Alegrit, që po kalonte një moment të vështirë, ndërkohë që fal këtij triumfi është ngjitur në kuotën e 13 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 7-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, falë golit të Kostiç, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, juventinët, shënuan edhe 2 herë të tjera me sulmuesit Vlahoviç dhe Milik në minutat 59 dhe 62, duke vulosur këtë duel. Sfidën e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Milanit, ndërkohë që Bolonja pret Sampdorian në shtëpi.
FT: JUVENTUS-BOLONJA 3-0
Kostiç 24′, Vlahoviç 59′, Milik 62′
GOLI I MILIK:
GOLI I VLAHOVIÇ:
GOLI I KOSTIÇ:
Kostic!!!! 🤧pic.twitter.com/HclDhR848o
— GoncaloDias17 SCCP (@goncalo_diass17) October 2, 2022
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"