VIDEO/ Juventusi i falet Milanit, ringjallet “Djalli” kuqezi dhe çmonton Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:46

VIDEO/ Juventusi i falet Milanit, ringjallet “Djalli” kuqezi dhe çmonton Lacion

Milani i jep “asist” Juventusit në garën për titullin kampion duke turpëruar Lacion me rezultatin 0-3 në “Olimpiko” të Romës.EcG2za7XkAI40ts

Takimi nis shumë keq për ekipin e Simone Inzgait, i cili u shtang nga “mortaja” e Hakan Çalhanoglusë në minutën e 23-ë. Si për t’i përkeqësuar gjërat, Radu ndal topin me dorë brenda zonës dhe arbitri akordon penallti. Thomas Strakosha mund të kishte realizuar një nga pritjet e karrierës së tij, nëse topi nuk do ta tradhëtonte në momentin e fundit. Gardiani shqiptar arriti ta prekte topin e goditur nga Ibrahimoviç, por për fatin e tij të keq, sfera depërtoi brenda e në rrjetë.

Kroati Ante Rebiç “nguli gozhdën e fundit në arkivolin” e Lacios. Sulmuesit ballkanas i mjaftuan 13 minuta pasi zëvendësoi Ibrën dhe Bonaventura e nxori ballë për ballë me Strakoshën duke e mposhtur lehtësisht.

Me këtë humbje, Juventusi qëndron në krye me 7 pikë diferencë, një distancë që bardhezinjtë mund ta menaxhojnë shumë mirë deri në fund të sezonit. Kjo fitore për Milanin nuk ka vetëm vlerë morale. Ekipi i Piolit ngjitet në vendin e gjashtë me 46 pikë, pozicion që e lejon të besojë për të marrë pjesë në Ligën e Europës.

FT| LACIO-MILAN 0-3
Çalhanoglu 23′, Ibrahimoviç 33′ (p), Rebiç 59′ 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ndeshja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"