VIDEO/ Juventusi i falet golit të Kiezës, “Zonja e Vjetër” triumfon ndaj kampionëve të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 22:54

VIDEO/ Juventusi i falet golit të Kiezës, “Zonja e Vjetër” triumfon ndaj kampionëve të Europës

Juventusi ka arritur të marrë një fitore me vlerë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Çelsit duke e mposhtur minimalisht 1-0 në stadiumin “Allianz”.

bandicam 2021-09-29 21-00-32-697

Pas një pjese të parë të vakët ku bardhezinjtë kishin vetëm një rast kundërsulmi me Federiko Kiezën, “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh me Kiezën i cili tregohet i saktë vetëm 10 sekonda sapo kishte filluar fraksioni i dytë i lojës pas një super aksioni të shpejtë.

Me këtë sukses bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit ruajnë vendin e parë të grupit H me pikë të plota, me 6 pikë ndërsa Çelsi pas kësaj disfate renditet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Zeniti, por deçizive është ndeshja direkte ku blutë e Londrës triumfuan ndaj rusëve në ndeshjen e parë.

juv 3

FT | JUVENTUS 1-0 ÇELSI

Kieza 46′

FORMACIONET ZYRTARE –

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentakur, Lokateli, Rabio; Bernardeski, Kieza. Trajner: Masimiliano Alegri.

ÇELSI – (3-4-2-1): Mendi; Kristensen, Tiago Silva, Rydiger; Azpilikueta, Kovaçiç, Zhorzhinjo, Alonso; Zijek, Haverc; Lukaku, Trajner: Tomas Tuhel.

JUV 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"