VIDEO/ Juven e nderon Ronaldo, portugezi e Bernardeski marrin me vuajtje 3 pikët ndaj Frosinones

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 22:27

VIDEO/ Juven e nderon Ronaldo, portugezi e Bernardeski marrin me vuajtje 3 pikët ndaj Frosinones

Juventusi iu fal golave dy golave në minutat e fundit të lojës, për të marrë 3 pikë nga transferta e Frosinones, e cila në nisje dukej thjesht si një formalitet.

ronaldoo

Ekipi i Alegrit dominoi totalisht ndeshjen, duke goditur plot 7 herë kuadratin e portës, por rezultatin e zhbllokoi Ronaldo vetëm në minutën e 81-të, që shënoi një gol nga brenda zone. Për të siguruar fitoren e pestë radhazi, mendoi edhe Bernardeski, që shënoi golin e dytë në të 94-tën.

Bardhezinjtë vinin me disa ndryshime në formacion ndaj Frosinones, teksa disa prej titullarëve ishin lënë pushim, por gjithsesi në fund e shohin veten në krye të tabelës së klasifikimit, me 15 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"