VIDEO/ Juve sheh dritë në fund të tunelit, mposhtin Specian me përmbyjse dhe sigurojnë fitoren e parë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 20:31

VIDEO/ Juve sheh dritë në fund të tunelit, mposhtin Specian me përmbyjse dhe sigurojnë fitoren e parë në Serinë A

 

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-3 në transfertë Specian duke siguruar fitoren e parë në këtë sezon të Serisë A.

bandicam 2021-09-22 20-25-29-757

Ken kaloi në avantazh Juven në minutën e 28-të të takimit. Avantazhi i bardhezinjve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Gijasi vendosi baraspeshën në minutën e 33-të të takimit.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Antiste. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 66-të kur Kieza barazoi shifrat duke depërtuar bukur në zonën e Specias.

6 minuta më vonë, pas një rrëmuje në zonë, De Ligt shënoi golin e 3-të për bardhezinjtë dhe të avantazhit.

Në minutën e 77-të u aktivizua dhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë takim. Juve siguron kështu fitoren e parë në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve pas 5 ndeshjesh.

FT| SPECIA-JUVE 2-3

Giasi 33′, Antiste 49′ / Ken 28′, Kieza 66′, De Ligt 72′

FORMACIONET ZYRTARE

Specia (4-2-3-1): Zoet; Amian, Hristov, Nikolau, Bastoni; Ferrer, Bourabia; Verde, Maxhiore, Giasi; Antiste, Trajner: Tiago Mota.
Juventus (4-4-2): Shezni; Danilo, De Ligt, Bonuçi, De Shiljo; Kieza, Mekeni, Bentankur, Rabiot; Dibala, Ken. Trajner: Masimiliano Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"