VIDEO/ Junajtid turpërohet sërish, Njukasëlli i jep leksion “djajve të kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 19:27

VIDEO/ Junajtid turpërohet sërish, Njukasëlli i jep leksion “djajve të kuq”

Mançester Junajtid ka zhgënjyer sërish në Premier Ligë, pasi ka humbur 1-0 nga Njukasëlli në transfertë.

njukasel

Skuadra e Solskjaer nuk e njeh fitoren në kampionat, që në ndeshjen me Leisterin, në datën 14 shtator, kur triumfoi 1-0.

“Djajtë e kuq” nuk e nisën ndeshjen mirë dhe gjatë gjithë 45 minutave të para, ka qenë nën presionin e Njukasëllit. Në të dytën, Junajtid mori në zotërim topin dhe krijoj më shumë, por në momentin që pritej të kalonte në avantazh, Longstaf ka ndëshkuar ekipin e Solskjaer.

Kështu me këtë humbje Junajtid ndodhet në vendin e 12-të me vetëm 9 pikë. Një pozicion që vendos në pozitë të vështirë skuadrën dhe trajnerin norvegjez.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"