VIDEO/ Junajtid thyen Sitin në derbin e madh të Mançesterit, ekipi i Guardiolës sheh me “dylbi” Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 20:28

VIDEO/ Junajtid thyen Sitin në derbin e madh të Mançesterit, ekipi i Guardiolës sheh me “dylbi” Liverpulin

Mançester Junajtid theu Mançester Sitin në derbin e madh anglez, duke i shkaktuar një disfatë tjetër ekipit të Guardiolës, e duke marrë 3 pikë të arta në stadiumin e “qytetarëve”.

junajtid

Ekipi i Solskjaer fitoi me shifrat 1-2 në “Etihad Stadium”, me dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Rashford zhbllokoi në minutën e 23-të shifrat, falë një penalltie.

Ndërkohë, në minutën e 29-të ishte Antoni Marsial që me një goditje me të majtën nga brenda zone, mposhti për herë të dytë portierin Ederson.

Vetëm goli i Otamendit me kokë në minutën e 85-të ishte shumë pak për të besuarit e Guardiolës. Pas këtij takimi, Siti mbetet në vendin e tretë me 32 pikë, dhe diferenca me Liverpulin shkon në 14 pikë. ndërkohë që vazhdon ngjitjen Junajtid. Pas tre pikëve me Totenhemin në mesjavë, “djajtë e kuq” ngjiten në vendin e pestë me 24 pikë, dhe tashmë afrohen me zonën europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"