VIDEO/ Junajtid shpërdoron rastin e artë, një gol në minutën e 97-të prish festën e ekipit të Solskjaer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:07

VIDEO/ Junajtid shpërdoron rastin e artë, një gol në minutën e 97-të prish festën e ekipit të Solskjaer

Mançester Junajtid nuk ia ka dalë të sigurojë  fitoren e 6-të radhazi, teksa ka barazuar në shtëpi me Sauthemptonin me rezultatin 2-2.man

Ndeshja nuk nisi mirë për të besuarit e Solskajer, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 12’, kur Armstrong shënoi për miqtë.

Megjithatë vendasit e morën veten dhe përmbysën rezultatin brenda 3 minutave. Si fillim ishte Rashford, i cili pas një asisti të marrë nga Martial shënoi në minutën e 20’. Ishte pikërisht ky i fundit i cili shënoi golin e dytë në minutën e 23’ dhe i dha avantazhin Junajtid.

Megjithatë kur të gjithë po prisnin të mbyllej ndeshja, Obafemi shënoi për miqtë në minutën e 97’, duke i hequr kështu fitoren Junajtid në frymën e fundit. Me këtë barazim Junajtid shkon në kuotën e 59 pikëve dhe renditet në vendin e 5-të, 1 pikë më pak se Çelsi i vendit të 3-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"