VIDEO/ Junajtid nuk zhgënjen, Murinjo fiton “bastin” me kritikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 19:13

VIDEO/ Junajtid nuk zhgënjen, Murinjo fiton “bastin” me kritikët

FT: Bërnli-Mançester Junajtid 1-2

Shënues: Lukaku (27’, 44’)

Ka përfunduar edhe ndeshja midis skuadrës së Bëernlit dhe Mançester Junajtid me fitoren e “djajve të kuq” Që në fillim të ndeshjes skuadra nga Mançesteri e ka filluar ndeshjen me një ritëm të shpejtë dhe ishin gjithmonë në kërkim të golit.

bandicam 2018-09-02 19-10-10-062

Pas lojës me ritëm goli erdhi në minutën e 27 nga sulmuesi belg Romelu Lukaku i cili në të 44-tën arrin të shënojë golin e dytë personal dhe për skuadrën. Ndërkohë në këtë ndeshje pati edhe dy episode të tjera të rëndësishme.

Jose-Mourinho

Mesfushori Pol Pgba gaboi nga pika e 11 metërshit përballë ish-portierit të Mançester Sitit, Xho Hart. Ndërsa në minutën e 71 sulmuesi Markus Rashford nuk i ka përmbajtur dot nervat në një rast përballë kundërshtarit të tij duke u ndëshkuar me karton të kuq. Ndërkoh skuadra e “Djajve të Kuq” ndodhen në vendin e 10 me 6 pikë pas katër ndeshjeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"