VIDEO/ Junajtid nuk zhgënjen, mposht Bërnlein dhe “fluturon” në krye. Triumfon edhe Evertoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:13

VIDEO/ Junajtid nuk zhgënjen, mposht Bërnlein dhe “fluturon” në krye. Triumfon edhe Evertoni

Janë mbyllur dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 18-të në këtë kampionat.

ad375e196c9b67cc5106198d0d07cb4bo2

Mançester Junajtid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Bërnlein, falë një goli të Pol Pogba në minutën e 71’. Më këtë fitore, të besuarit e Solskjaer marrin kreun e renditjes, duke shkuar në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Liverpuli i vendit të dytë.

Fitore ka korrur edhe Evertoni, që ka mposhtur me rezultatin 2-1 Uolvesin, në transfertë. Për skuadrën e Ançelotit shënuan Aiobi në minutën e 6’ dhe Ken në minutën e 77’, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Neves në minutën e 14’. Me këtë fitore Evertoni ngjitet në vendin e 4-t me 32 pikë, aq sa Lestëri i vendit të tretë dhe 1 më pak se Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"