VIDEO/ Junajtid “ngec” përsëri në shtëpi, Leistëri fiton në frymën e fundit me përmbysje dhe merr fitoren e 6-të radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 19:33

VIDEO/ Junajtid “ngec” përsëri në shtëpi, Leistëri fiton në frymën e fundit me përmbysje dhe merr fitoren e 6-të radhazi

Janë mbyllur në këto momente dy ndeshjet e orës 17:30 në Premier Ligë, të vlefshme për xhiron e 14-të.UNITED

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 Mançester Junajtid përballë Aston Vilës. Ndeshja nisi menjëherë e vështirë për “Djajtë e Kuq” të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 11’, kur Grealish kaloi në avantazh Aston Vilën. Pas këtij goli, ekipi i drejtuar nga Solskjaer u hodh në sulm dhe në minutën e 42; gjeti golin e barazimit.

Rashford pas një krosimi të marrë nga krahu i djathtë, arriti ta dërgojë topin në rrjetë edhe me ndihmën e portierit mik, i cili e devijoi atë pa dashje. Pjesa e dytë nisi aty ku përfundoi e para, me Junajtid përpara, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 64’ me Lingard.

Megjithatë ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi vetëm 2 minuta më vonë Mings barazoi shifrat, rezultat të cilin e mbrojtën deri në fund. Me pikën e marrë sot, Junajtid renditet në venin e 9-të me 18 pikë, ndërsa Aston Vila renditet në venin e 15-të me 15 pikë.VARDI

Ndërkohë Leistër Siti ka triumfuar në minutat e fundit 2-1 ndaj Evertonit në shtëpi. Një ndeshje që ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, nga e cila “Dhelprat” dolën me tre pikë. Riçarlison kaloi Evertonin në avantazh në minutën e 23’, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me vendasit në sulm.

Ishte Vardi i cili shënoi golin e barazimit për të tijtë, teksa në minutën e 68’ realizoi pas një pasimi perfekt nga Ihenaço. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutën e 94’ shënoi, duke i dhënë Leistërit fitoren e 6-të radhazi në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"