VIDEO/ Junajtid në krizë rezultatesh, Lestëri e turpëron dhe me Ronaldon në fushë. Triumfon Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 18:25

VIDEO/ Junajtid në krizë rezultatesh, Lestëri e turpëron dhe me Ronaldon në fushë. Triumfon Siti

Janë mbyllur 5 sfidat e Premier Ligës të luajtura pasditen e sotme për javën e 8-të të kampionatit.

dhelprat

Mançester Junajtid është shokuar duke u mposhtur 4-2 nga Lestëri. ‘’Djajtë’’ kaluan të parët në avantazh me Grinud, por ‘’dhelprat’’ përmbysën gjithçka duke marrë një fitore të madhe. Për Lestërin shënuan Tielemans, Sojunçu, Vardi dhe Daka ndërsa golin e dytë për Junajtid e shënoi Rashford. Rezultat mjaft negativ ky që rrit presionin mbi Solskjaer. Ronaldo luajti përgjatë 90 minutave, por pa arritur të lërë gjurmë në këtë takim. Junajtid renditet në vendin e 5-të në kuotën e 14 pikëve, duke humbur ritmin e kryesuesve, Liverpulit e Mançester Siti.

‘’Qytetarët’’ arritën të mposhtnin 2-0 në shtëpi Bërlejn me gola të Bernardo Silvës dhe De Bryjnes. Skuadra e Guardiolës renditet e dytë në Premier Ligës me 1 pikë më pak se Liverpuli.

Në sfidat e tjera, Sauthemptoni gjeti fitoren e parë në kampionat vetëm falë golit të Armando Brojës që bëri një paraqitje prej heroi ndaj Lidsit të Marselo Bielsës. Noruiçi barazoi pa gola ndaj Brajtonit ndërsa Aston Vila u mposht 2-3 në shtëpi nga Volves.

REZULTATET

Lestër-Mançester Junajtid 4-2

Mançester Siti-Bërnlej 2-0

Sauthempton-Lids 1-0

Aston Vila-Volves 2-3

Noruiç-Brajton 0-0

RENDITJA

renditja premier lige

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"