VIDEO/ Junajtid merr 3 pikët e para, fiton ndeshjen e çmendur me një gol në minutën e 99-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 15:33

VIDEO/ Junajtid merr 3 pikët e para, fiton ndeshjen e çmendur me një gol në minutën e 99-të

Mançester Junajtid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Brajtonin në transfertë në një ndeshje të çmendur. 

RASHFORD

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Mupai, i cili shënoi në minutën e 40’ nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 3 minuta, pasi në minutën e 43’ Dunk shënon autogol dhe barazohen shifrat.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të shumta, ku vendasit ishin më kërkues. Mirëpo pavarësisht rasteve, ishte ekipi i Solskjaer që kaloi në avantazh.

JUNAJTID

Rashford pas një pasimi të gjatë të marrë nga Bruno Fernandesh, lëviz bukur në zonën kundërshtare duke shënuar golin e përmbysjes. Avantazhin Junajtid e ruajti deri në fund, dhe kur dukej se ndeshja do mbyllej 1-2, erdhi edhe goli i barazimit.

Në minutën e 95′, pas një asisti të marrë nga Uebster, Març ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Kur të gjithë mendonin se ndeshja do mbyllej në barazim, Junajtid fiton një penallti në minutën e 99′ për prekje me dorë dhe Bruno Fernandesh shënon nga pika e bardhë për t’i dhënë fitoren ekipit të Solskajer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"