VIDEO/ Junajtid dhe Siti fitore me “tris”, Evertoni i Ançelotit nuk ndalet. Shikoni rezultatet dhe golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 22:11

VIDEO/ Junajtid dhe Siti fitore me “tris”, Evertoni i Ançelotit nuk ndalet. Shikoni rezultatet dhe golat

 Janë mbyllur 3 ndeshjet e EFL Cup, ku përsa i përket rezultateve nuk kishte shumë supriza. Fitore 3-0 regjistruan Mançester Siti dhe Junajtid, që mposhtën respektivisht Bërnlein dhe Brajtonin.

image

Për skuadrën e Guardiolës vendosën dopieta e Stërling dhe goli i parë i Ferran Torres me këtë fanellë. “Djajtë e Kuq” nga ana tjetër mposhtën Brajtonin falë golave të MekTomenei, Huan Mata dhe Pol Pogba.

Vazhdon të shkëlqejë Evertoni i Anceltoit, që ditën e sotme ka marrë fitoren e radhës, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Uest Hemin. Një formë të shkëlqyer ka treguar sot Kalver-Leuin, i cili shënoi tripletë dhe shkon në kuotën e 8 golave në këtë fillim sezoni.

Shiko golat dhe rastet e ndeshjeve:

Bërnlei-Siti

Brajton-Junajtid

Everton-Uest Hem

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"