VIDEO/ Junajtid dhe Çelsi dhurojnë spektakël, por mungojnë golat. Skuadrat e mbyllin në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 20:27

VIDEO/ Junajtid dhe Çelsi dhurojnë spektakël, por mungojnë golat. Skuadrat e mbyllin në “paqe”

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Mançester Junajtidit dhe Çelsit, e vlefshme për xhiron e gjashtë në Premier Ligë.

UNITED

Ishte një ndeshje, që deri diku skuadra e Solskjaer dominoi, por pa sukses për të gjetur rrugën e rrjetës.Të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin, por pa sukses. Ishte një ndeshje e luftuar, të cilës i mungoi vetëm goli.

Një rezultat që nuk i bën punë asnjërës nga skuadrat, pasi Çelsi shkon në kuotën e 9 pikëve, në vendin e 6, ndërsa Junajtid mbetet në vendin e 15 me vetëm 7 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"