VIDEO/ “Ju u treguat trima, rroftë Barça”, shikoni fjalimin e presidentit Laporta pas humbjes me Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 17:57

VIDEO/ “Ju u treguat trima, rroftë Barça”, shikoni fjalimin e presidentit Laporta pas humbjes me Realin

Barcelona humbi ndaj Real Madridit me rezultatin 2-3. Katalanasit nuk arritën të shkojnë në finalen e SuperKupës së Spanjës edhe pse zhvilluan një ndeshje mjaft pozitive. Për t’i ngritur humorin lojtarëve mendoi presidenti Laporta.

laporta

Në përfundim të sfidës ai mbajti një fjalim përpara lojtarëve, ku u i përgëzoi për lojën dhe tha se rruga e ndjekur është e duhura për klubin.

“Jemi shumë krenarë, të gjithë janë të nderuar të jenë tifozë të Barcelonës. Tani më shumë se kurrë. Morëm sinjale nga klubi për ndeshjen e zhvilluar. Aty ku ju u përballët me krenari, talent dhe përtej limiteve. Ju u treguat trima. Mund të jemi krenarë.”

“Si president i Barçës bashkë me bordin drejtues jemi krenarë që jemi tifozë të këtij klubi. Faleminderit të gjithëve. Kjo është rruga që duhet ndjekur, Bravo trajneri dhe stafit. Për pak ja arritëm. Na mungon vetëm fitorja, por jam i sigurtë që nëse vazhdojmë në këtë rrugë atëherë do ja dalim. Faleminderit. Rroftë Barça. Jemi krenarë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"