VIDEO/ Josa ndal “arratisjen” e Tiranës në krye, Laçit i mjafton goli i Lushkjes me penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 15:47

VIDEO/ Josa ndal “arratisjen” e Tiranës në krye, Laçit i mjafton goli i Lushkjes me penallti

Laçit i ka mjaftuar goli i Regi Lushkjes me penallti në minutën e 90′ ndaj Tiranës.

LACI TIRANA

Ishte një sfidë ku kryesisht nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm, përveç asaj të minutës së 75′, ku bardhezinjtë e Mirel Josës nuk përfituan nga pakujdesia e Visar Bekajt ku grushtoi gabimisht.

Më pas në minutën e 86′ kurbinasit pretenduan për penallti ku Bekaj ndërhyu gabimisht dhe kryesori Cjapi nuk e gjykoi si të tillë, por më pas iu drejtua VAR-it për ta akorduar si 11-metërsh.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Regi Lushkjes, Josa merr tre pikë të çmuara ndaj ish-skuadrës së tij.

Me këtë sukses Laçi renditet në vendin e 4 në kuotën e 21 pikëve, ndërsa bardheblutë e Orges Shehit nuk përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për tu shkëputur në kreun e renditjes dhe qëndrojnë në kuotën e 27 pikëve.

FT | LAÇI 1-0 TIRANA

Lushkja (p) 90′

KOMENTI LIVE –

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

90′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet sfida! Kurbinasit në avantazh me penallti me Regi Lushkjen.

86′ Laçi pretendon për penallti pas një ndërhyrjeje të Bekajt ndaj një lojtari të skuadrës kurbinase, fillimisht kryesori Cjapi nuk e ka akorduar më pas ka shkuar te VAR për ta riparë dhe akordon 11-metërsh për bardhezinjtë.

77′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, ku largohet Dejan Zarubica dhe në vendin e tij aktivizohet Mentor Mazrekaj.

75′ Laçi pranë golit të parë, ku pas një grushtimi të gabuar të Visar Bekajt, kurbinasit nuk kanë përfituar për të realizuar.

64′ Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Saliu Guindo, i cili u ndalua nga një aksion i shpejtë.

61′ Tirana kryen zëvendësim ku largohet Toli dhe në vendin e tij Ëngjëll Hoti.

55′ Skuadrat po mundohen të jenë të kujdesshme teksa loja është e spostuar në mesfushë për të gjetur hapësirat e mundshme për shënim.

46′ Nis pjesa e dytë! Skuadra kurbinase shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të takimit.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

35′ Rikthehen skenat e dhunës në stadiumet shqiptare, teksa dy tifozeritë hedhin stolat në drejtim të njëri-tjetrit.

34′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protesave.

25′ Probleme për Filip Najdovskin. Tirana kryen zëvendësim të detyruar teksa maqedonasin do ta zëvendësojë, Gentian Muça.

17′ Loja është e përqendruar në mesfushë, ku skuadrat po mundohen që të tregohen të kujdesshme, por edhe në kërkim të hapësirave për shënim.

11′ Tirana më konkrete në veprimet e saj, teksa Vesel Limaj tenton me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundoi lart portës së mbrojtur nga Dajsinani.

1′ Starton sfida! Skuadra e Tiranës shkelmon topin e parë të takimit nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Turkaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Mirel Josa.

TIRANA – Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Najdovski, Limaj; Totre, Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"