VIDEO/ Jo vetëm Strakosha, shikoni gafën identike që ka bërë portieri i Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 13:09

VIDEO/ Jo vetëm Strakosha, shikoni gafën identike që ka bërë portieri i Romës

Gabimi i Thomas Strakoshës në minutën e 67’ në sfidën ndaj Gallatasarajit, të vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Ligës, ka dënuar Lacion duke bërë një autogol të pafalshëm.

bandicam 2021-09-17 13-00-54-725

Në këtë rast nuk është vetëm Strakosha që ka bërë atë gabim, por është edhe portieri i Romës, Mauro Goikoshea i cili në takimin ndaj Kaljarit të sezonit 2012/2013 në humbjen 2-4 ka bërë një gjë të ngjashme si ajo e portierit të Kombëtares shqiptare mbrëmjen e djeshme.

Pas një krosimi në zonë nga anësori i sardëve, Danilo Avelar gardiani i verdhekuqëve ndërhyn gabimisht duke e dërguar atë top në portën e tij. Një gabim identik si ai i Strakoshës mbrëmë ndaj Gallatasarajit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"