VIDEO/ Jo vetëm Ronaldo dhe Pogba, trajneri i Rusisë bën gjestin me Coca Cola-n në konferencën për shtyp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 15:15

VIDEO/ Jo vetëm Ronaldo dhe Pogba, trajneri i Rusisë bën gjestin me Coca Cola-n në konferencën për shtyp

Tashmë është bërë e modës që futbollistet dhe trajnerët të krijojnë polemika me gjestet e tyre në konferencën për shtyp.

WhatsApp Image 2021-06-17 at 15.13.32

Pas Ronaldos dhe Pogbas, është radha e trajnerit të Rusisë, Stanislav Çerçesov të behet viral me veprimet e tij.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Finalandën, 58 vjeçari ka hapur shishen e Coca-Colas për ta konsumuar, teksa bën dhe gjeste qesharake me mimikën e tij.

Një moment mjaft gazmor ky nga trajneri rus i cili mesa duket nuk është fans i dietave ushqimore…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"