VIDEO/ Jo vetëm Kategoria e Dytë, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme të fushës luhet sfida Besa-Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 19:14

VIDEO/ Jo vetëm Kategoria e Dytë, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme të fushës luhet sfida Besa-Tomori

Kjo javë ka qenë vërtetë e vështirë në aspektin e kushteve atmosferike pasi vendi ynë është mbuluar nga reshje të mëdha shiu që kanë shkaktuar jo pak probleme.

gjgjgj

Por këto probleme janë shfaqur dhe në futboll, ky ditën e djeshme, ‘’Panorama Sport’’ publikoi një artikull se në çfarë kushtet luheshin ndeshjet e Kategorisë së Dytë, Përmeti-Labëria dhe Luftëtari-Flamurtari, por pamjet e reja tregojnë se kjo situatë nuk ndodh vetëm në Kategorinë e Dytë, por dhe në të parën.

Sfida Besa-Tomori është luajtur gjithashtu në kushte ekstreme duke e bërë të pamundur për ekipet të japin më të mirën në fushë. Fusha është pushtuar nga puset e ujit dhe balta, pasi reshjet e dendura duket që nuk pushojnë dhe situata sa vinte bëhej dhe më keq.

Një skenë e shëmtuar, pasi ekipet që pretendojnë për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, ofrojnë të tilla kushte që nuk janë komfort me rregullat e luajtjes së futbollit.

Sfida u mbyll 2-1 në favor të vendasve, të cilët duhet të jenë krenare për atë rezultatet që kanë marrë në shtëpi në të tilla kushte që është luajtur ndeshja.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE

FOTO SKANDAL/ Luftëtari-Flamurtari u luajt në “moçal”, bashkia e Gjirokastrës nuk mirëmban dot as fushën!

VIDEO/ Skandal në Kategorinë e Dytë, ndeshjet luhen në kushte ekstreme të fushave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"