VIDEO/ Jo vetëm futbollistët, gjyqtarja e njohur shqiptare nuk i ndalon ushtrimet në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 23:44

VIDEO/ Jo vetëm futbollistët, gjyqtarja e njohur shqiptare nuk i ndalon ushtrimet në shtëpi

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta vazhdon të ushtrohet edhe pse futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të situatës emergjente të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Emanuela Rusta

Gjyqtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa video ku kryen ushtrime gjimnastikore për të mbajtur kondicionin fizik në nivelin e duhur.

Ajo është e para gjyqtare femër në Shqipëri e cila ka marrë stemën e FIFA-s, ndërsa gjykon si arbitre e linjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"