VIDEO/ Jo vetëm Bakaj, sulmuesi i Shqipërisë “arkitekt” në fitoren e skuadrës bjelloruse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 20:17

VIDEO/ Jo vetëm Bakaj, sulmuesi i Shqipërisë “arkitekt” në fitoren e skuadrës bjelloruse

Edhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë Azdren Llullaku bëri një ndeshje pozitive me skuadrën e tij Shakhtior Soligorskin duke arritur të kontribuojë në fitoren e skuadrës së tij në javën e dytë të kampionatit bjellorus kundër Gorodejas me rezulatin 0-2.

auto_Llullaku1584820028

Megjithësë nuk arriti të shënonte, 32-vjeçari mori pjesë në të dyja golat duke organizuar aksionin e golit të parë në minutën e 56-ë si dhe asistoi golin që mbylli takimin në minutën e 89-ë.

Kjo është fitorja e parë në këtë sezon për Shakhtjor Soligorskin, ndërsa kujtojmë që Llullaku ka marrë vendin e bashkëkombasit Elis Bakaj, i cili po sot luajti dhe fitoi me skuadrën e tij Dinamo Brest.p

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"