Video / “Je një copë m…”, fraza që i kushton shtrenjtë Grizmanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 14:58

Video / “Je një copë m…”, fraza që i kushton shtrenjtë Grizmanit

Antuan Grizman mund të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të kampionatit spanjoll të futbollit,. Shkak është kartoni i kuq i marrë ndeshjen e parë në kampionat ndaj Girona, pasi u ndëshkua dy herë brenda minutës me të verdhë.

grizman

Grizman u rrëzua në zonë në minutën e 66, por gjyqtari Martiniz Munuera e cilësoi një simulim veprimin e sulmuesit të Atletiko Madrid. Ndaj ai dha karton të verdhë, por pak sekonda më vonë nxori nga xhepi edhe të kuqin.

“Në minutën e 66, lojtari (7) Antuan Grizman u përjashtua nga loja për arsyen e mëposhtme: Ai m’u drejtua me fjalët “je një copë m…” pasi i kisha nxjerrë kartonin e verdhë”, shpjegonte në raportin e tij zyrtar gjyqtari spanjoll.

Rregulloret e kampionatit spanjoll parashikojnë që për një shkelje të tillë, ku lojtari përjashtohet nga loja për fyerje të gjyqtarit, ai pezullohet me 2 apo 3 ndeshje. Mungesa e Grizman në takimet e radhës mund të penalizojë Atletikon në këtë fillim sezoni, ku skuadra e Simeones nuk ka luksin që të humbasë më pikë të tjera pas barazimit që në javën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"