VIDEO/ Java e 3-të e Kategorisë Superiore, shikoni golin më të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 15:20

VIDEO/ Java e 3-të e Kategorisë Superiore, shikoni golin më të bukur

Myrto Uzuni i dha lamtumirën Laçit me një supergol, i cili ishte padyshim dhe më i bukur i javës në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Sulmuesi beratas bëri një kombinim fantastik me Xhixhën dhe në hyrje të zonës lëshoi një “predhë” me të majtën, duke e dërguar topin në trekëndësh.

uznuni

Gola të bukur u shënuan me kokë edhe në tri ndeshje të tjera, pikërisht i dyti i Rexhinaldos në Kukësi-Tirana 3- 1, Bushiç në Luftëtari-Flamurtari 0-1 dhe Amadu në Teuta-Kamza 1-0. Ky i fundit erdhi pas një asisti mjeshtëror nga mbrojtësi i majtë, Hakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"