VIDEO/ Java e 25-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin më të bukur dhe gafën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 20:40

VIDEO/ Java e 25-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin më të bukur dhe gafën

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah, shënoi golin e parë në Kategorinë Superiore, që është padyshim më i bukuri i kësaj jave, më tepër për nga mënyra e aksionit.Mensah

Bregu bëri një driblim fantastik në krahun e majtë dhe më pas shërbeu në zonë për Ditën, që bëri një krosim perfekt në “zemër” të zonës gjirokastrite, aty ku Mensah iu vodh mbrojtësve e u zhyt me kokë, duke kaluar në avantazh. Gola pas dy pasimeve të sakta realizoi edhe Sherif Kallaku në fitoren e Teutës.

Gabimi i javës

Nëse në golin e parë të Laçit, Isli Hidi mund të “justifikohet” (pasi përgjegjësi pati edhe qendërmbrojtësi Stiven Janku, që duhet të ishte më i vëmendshëm), tek i dyti, nuk shpëton. Ajo dalje e gabuar e portierit, është edhe gafa e kësaj jave.

Në të 86-tën, ai harkim nga e djathta e sulmit të kurbinasve, u shndërrua në gol. Krosim i Fangajt, sfera devijohet me kokë nga Janku dhe më pas Hidi del keq e nuk grushton si duhet. Topi mbetet në zonë dhe Rrapo shënon lehtësisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"