VIDEO/ Jashtëtokësori Mesi nuk ka të ndalur, shikoni çfarë iu bën shokëve të skuadrës në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:19

VIDEO/ Jashtëtokësori Mesi nuk ka të ndalur, shikoni çfarë iu bën shokëve të skuadrës në stërvitje

Lionel Mesi nuk ka humbur asnjë rreze shkëlqimi nga klasi i tij dhe për më tepër duket se dita kur do të tërhiqet nga futbolli do të vijë tepër vonë.

 mESI

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ‘’Pleshti’’, i cili arriti të shpallej ‘’Lojtari më i mirë në planet’’ për të gjashtën herë ka dhuruar spektakël me shokët e skuadrës ‘’duke i nxjerrë jashtë loje’’ me lëvizjet e tij hipnotizuese dhe çarmatoseshe.

Në seancën e fundit stërvitore, argjentinasi driblon dhe shënon në mënyrë spektakolare në ndeshjet brenda grupit me katalanasit duke treguar se ka ende shumë për të dhënë nga ‘’arsenali’’ i tij.

Megjithëse vitet kalojnë, Mesi konfirmon se ka elegancën dhe gjenialitetin e një djali të ri. Pavarësisht se ka qenë i papërmbajtshëm në Spanjë gjatë 4 viteve të fundit, Liga e Kampioneve është bërë një obsesion për Barçën, e cila ka përjetuar dy dështimet më të mëdha në histori në dy sezonet e fundit. Edhe pse ka fituar në karrierë 4 herë trofeun e ‘’veshëve të gjata’’, Barça dhe Mesi ëndërrojnë të kurorëzohen për të gjashtën si kampionë të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"