VIDEO/ Jashtë fushave deri në fund të sezonit, Morata nevrikos tifozët e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 15:32

VIDEO/ Jashtë fushave deri në fund të sezonit, Morata nevrikos tifozët e Çelsit

Alvaro Morata ka qenë i padisponueshëm për Çelsin që nga mesi i janarit, duke lënë një boshllëk në majën e sulmit. Sulmuesi spanjoll që u ble për 85 milion euro ka pësuar një dëmtim në shpinë që sipas Antonio Kontes mund ta mbajë jashtë deri në fund të sezonit.

iiiii

Trajneri italian shprehet: “Nëse më pyetni, nëse do të jetë jashtë për një ditë, një muaj apo pjesën tjetër të sezonit, nuk e di, prandaj jam pak i shqetësuar. Ai ka një problem në shpinë, teksa po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta korrigjuar”.

Ky fakt i ka shqetësuar shumë tifozët e Çelsit, po si duket jo vetë futbollistin i cili së fundmi shfaqet i lumtur dhe tepër në formë.

RT

Në një video të postuar në ‘Instagram’ nga Alice Campello, gruaja e futbollistit, Morata shihet teksa kërcen dhe mban në krahë bashkëshorten e tij. Kjo ka bërë që tifozët e “bluve” të Londrës ta komentojnë negativisht ‘bomberin’ e tyre pasi kurrizi i tij është i aftë të mbajë pesha.

http://www.balkanweb.com/site/jashte-fushave-deri-ne-fund-te-sezonit-morata-nevrikos-tifozet-e-chelsea-s-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"