VIDEO / Januzaj shënon dhe jep spektakël, Sociedadi eliminon Atletikon nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 23:54


VIDEO / Januzaj shënon dhe jep spektakël, Sociedadi eliminon Atletikon nga Kupa

Real Sociedad ka eliminuar sot Atletiko Madrid nga Kupa e Mbretit, duke i dhënë një tjetër goditje të rëndë skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, në një formë jashtëzakonisht të keqe në këtë pjesë të sezonit.

asdsdsdsd

Sociedad, e kthyer në këtë sezon edhe në një skuadër që kërkon pjesëmarrjen në Champions, ka dominuar ndaj madrilenëve dhe falë Adnan Januzajt si protagonisti kryesor, siguroi suksesin 2-0. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen e Atletikos dhe në duelin e sotëm ishte ai që gjeti golin e avantazhit me një gjuajtje me kokë në pjesën e parë.

Goli i Sorloth pak çaste pas fillimit të pjesës së dytë, bëri shumë të thjeshtë punën e Real Socidead që pastaj administroi gjithçka me lehtësi dhe ia doli të merrte këtë fitore të rëndësishme, që e çon mes 8 skuadrave më të mira në Kupën e Mbretit.


PANORAMASPORT.AL