VIDEO/ “Januzaj, Januzaj”, tifozët e Real Sociedadit “të dashuruar” me futbollistin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 12:47

VIDEO/ “Januzaj, Januzaj”, tifozët e Real Sociedadit “të dashuruar” me futbollistin shqiptar

Adnan Januzaj është kthyer në idhullin e tifozëve të Real Sociedadit. Futbollisti shqiptar asistoi golin e fitores ndaj Kadizit dje në mbrëmje duke bërë që baskët të kryesojnë në mënyrë befasuese kampionatin spanjoll.
real sociedad

Mbështetësit e klubit bardheblu kanë kënduar në kor duke futur në vargje dhe mbiemrin e lojtarit të Belgjikës.

Real Sociedadi i ka habitur të gjithë në Spanjë dhe Europë duke udhëhequr pas 10 ndeshjeve me 23 pikë përpara Real Madridit, Barcelonës dhe Atletiko Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"