VIDEO/ Januzaj gol dhe asist, më i miri i ndeshjes për Sociedadin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 18:26

VIDEO/ Januzaj gol dhe asist, më i miri i ndeshjes për Sociedadin

Adnan Januzaj shkëlqeu në ndeshjen e sotme të Real Sociedadit ndaj Las Palmasit. Edhe pse ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ai u shpall më i miri i takimit, pasi dha asistin tek goli i parë, si dhe shënoi të dytin, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.

januzaj

Miqtë kaluan në avantazh në të 21-tën, ndërsa 10 minuta më pas, falë edhe asistit të Januzaj, Uillian Hoze barazoi shifrat. Me fillimin e të dytës, shqiptari i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Belgjikën, shënoi edhe vetë, golin e avantazhit të përkohshëm për Socieadin. Las Palmasi shënoi vetëm 5 minuta më pas, dhe në përfundim, takimi u mbyll me nga dy gola për çdo ekip.

januzaj_1511716431-742838

Januzaj u shpall edhe më i miri i ndeshjes, me notën e lartë, 9.2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"