VIDEO/ “Jam një person i ndjeshëm”, flet Sadiku: Duartrokitjet nga ballkoni tregojnë se jemi të gjithë bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 17:01

VIDEO/ “Jam një person i ndjeshëm”, flet Sadiku: Duartrokitjet nga ballkoni tregojnë se jemi të gjithë bashkë

Duartrokitja nga ballkoni në orën 8 të mbrëmjes për doktorët spanjollë dhe personelin shëndetësor që po luftojnë me koronavirusin është kthyer në diçka të përditshme tashmë.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera_004

Një nga këta persona që e kryen çdo mbrëmje këtë gjest mirënjohjeje është dhe sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, i cili luan për skuadrën e Malagës në Spanjë.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera

Në një intervistë të dhënë për “Malaga CF”, 28 vjeçari shpjegon se videot që poston ai në Instagramin e tij nuk janë thjesht një postim Instagrami por e bën këtë gjë sepse e ndjen vërtetë.

Sadiku-Bare-Malaga

“Duhet t’i duartrokasim doktorët që po bëjnë shumë në këto ditë të vështira. Shpresoj të mbarojë së shpejti, por nuk duhet harruar se falë tyre shumë njerëz po rikthehen në shtëpi të shëruar.

Nuk i postoj videot vetëm sepse duhet të postoj diçka. E bëj sepse jam një person  ndjeshëm. Videot i postoj sepse më pëlqen fakti që mjekët duartrokiten. Ne po vuajmë, por me anë të duartrokitjeve tregojmë që jemi të gjithë bashkë,” shprehet Sadiku.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"