VIDEO/ “Jam më i shpejtë se Sterling”, Broja ka ankesa për FIFA-n. Lojtari i Anglisë e ngushëllon: Nuk të njohin ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 0:02

VIDEO/ “Jam më i shpejtë se Sterling”, Broja ka ankesa për FIFA-n. Lojtari i Anglisë e ngushëllon: Nuk të njohin ende

Publikimi i lojës së re elektronike FIFA 23 është kthyer në temë kryesore në këto ditë në klubet e ndryshme të futbollit profesionist ku lojtarët kanë krahasuar statistikat e tyre. Gjithmonë ka të pakënaqur dhe mes tyre është edhe Armando Broja i cili mendon se ata që kanë bërë lojën, kanë gabuar të dhënat e tij rreth shpejtësisë.

bandicam 2022-09-30 23-54-39-470

Në një video të publikuar nga klubi, shihet një rreng që i është bërë Mejzon Maunt duke i dorëzuar skedën e tij në FIFA 23 me të dhëna false. Por në fund të kësaj video, shfaqet Broja i cili nuk pëlqen faktin se e kanë bërë më të ngadaltë se shumë shokë të skuadrës.

“Unë jam më i shpejtë se Sterling”, ankohet në ato çaste Broja para shokëve të skuadrës dhe gjen menjëherë mbështetjen e futbollistit të Anglisë, Ben Çilluell.

“Me shumë mundësi je. Me shumë mundësi je më i shpejti në skuadër. Por ata nuk të njohin ende”, u mundua të ngushëllonte ai sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"