VIDEO/ “Ja edhe kontrata e parë”, Halili “zyrtarizon” në festën e Tiranës rinovimin më të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 21:21

VIDEO/ “Ja edhe kontrata e parë”, Halili “zyrtarizon” në festën e Tiranës rinovimin më të rëndësishëm

Festa e Tiranës për titullin kampion ka sjellë një “firmë live” në skenën e improvizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, duke folur para tifozëve, u bëri të qartë se shumë shpejt do të niste puna për të përgatitur pjesëmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm.

bandicam 2022-05-26 20-42-11-834

Një punë e cila niste me rinovimin e trajnerit Orges Shehi, të cilin ai e ka ftuar në skenë për të marrë duartrokitjet e merituara.

“Ja edhe kontrata e parë” tha Halili mes euforisë së tifozëve që përshëndetën në kor Shehin dhe vendimin për të vazhduar në drejtimin e bardhebluve, pavarësisht zërave të shumtë për oferta nga klube të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"