Video / Ivan Balliu sheh nga stoli rekordin e ri të vendosur nga Monako

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 0:02

Video / Ivan Balliu sheh nga stoli rekordin e ri të vendosur nga Monako

Monkao ka vendosur sot një rekord të ri për kampionatin francez të futbollit për fitoret radhazi, duke regjistruar të 15-n falë suksesit 1-0 në fushën e Metz. Goli i minutës së 78 nga Radamel Falkao i dha fund një ndeshjeje mjaft të vështirë, duke i mundësuar Monakos të kalonte shifrën e 14 fitoreve radhazi që kishte vendosur Bordo në vitin 2009.

7949f

Blerja e re e skuadrës, Rashid Gezal, ishte protagonist në këtë sfidë, duke arritur të thyente mbrojtjen e ngjeshur të Metz për të dhënë pasimin vendimtar për Falkaon, i cili realizoi golin e tij të 5-të në 3 ndeshje të luajtura ku Manako ka regjistruar vetëm fitore.

Në radhët e Metz mungonte Ivan Balliu, i cili sot ishte në stolin e rezervave. Mbrojtësi luajti vetëm në javën e pare të kampionatit, ku u ndoq edhe nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi. Por që atëherë, ai nuk ka zbritur më në fushën e lojës me skuadrën e tij, duke qenë spektator për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje gjatë javës së kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"