VIDEO/ Iu anuluan 3 gola me VAR, shpërthen Gomez: Ky është një sistem m…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 18:31

VIDEO/ Iu anuluan 3 gola me VAR, shpërthen Gomez: Ky është një sistem m…

Sulmuesi gjerman Mario Gomez i cili luan me Shtutgartin, është përballur ditën e djeshme me një situatë që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.gomezz

Shtutgardi u mposht në transfertë ditën e djeshme nga Sand’hauzen me rezultatin 2-1, në një ndeshje me të vërtetë të veçantë. Protagonisti kryesor ishte pikërisht Gomez, i cili pa t’i anuloheshin brenda një ndeshje plot tre gola me anë të VAR-it. Sulmuesi shënoi në minutën e 10’, por goli i tij u anuluan për pozicion jashtë loje.

E njëjta situatë ndodhi edhe në minutën e 24’ kur 34-vjeçari shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë, por u anulua përsëri për pozicion jashtë loje. Gomez shënoi edhe golin e tretë, por këtë herë nuk filloi të festonte duke shikuar arbitrin, i cili e anuloi përsëri pas konsultimit me VAR-in.gomez

Shumë i nervozuar u shfaq futbollisti pas përfundimit të sfidës, teksa në intervistën e dhënë u shpreh: “Ky lloj sistemi për momentin është një m… Është diçka shumë e keqe për ne sulmuesit. Të treja herët arbitri më tha se isha 3 centimetra pozicion jashtë loje. E pyeta nëse me të vërtetë kjo teknologji mund të kontrollojë edhe nëse jemi 3 centimetra jashtë loje.”, u shpreh Gomez.

PAMORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"