VIDEO/ Italia të fut frikën! Të kaltrit e Mançinit triumfojnë me 3 gola ndaj Zvicrës dhe sigurojnë zyrtarisht kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 1:15

VIDEO/ Italia të fut frikën! Të kaltrit e Mançinit triumfojnë me 3 gola ndaj Zvicrës dhe sigurojnë zyrtarisht kualifikimin

Italia e Roberto Mançinit të fut frikën! Të kaltrit janë duke funksionuar si një makineri perfekte, teksa mposhtën Zvicrën me rezultatin 3-0, në sfidën e dytë të grupit A, duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin për më tej.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Mesfushori Lokateli ishte heroi i italianëve mbrëmjen e sotme, teksa realizoi dopietë, ndërkohë që për t’i vendosur kapak kësaj mbrëmje fantastike, mendoi Çiro Imobile me një gjuajtje nga distance.

Shifrat e skuadrës së kaltër  janë mbresëlënëse. Ndaj Zvicrës ishte ndeshja e 29 radhazi pa humbje për përfaqësuesen italiane, e cila nuk njeh disfatë që nga shtatori 2018 kur u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve.

Që atëherë, Italia ka qenë thuajse pagabueshëm në këtë rrugëtim pa humbje, si pakkush më parë në historinë e ndeshjeve të kombëtareve. Për me tepër, 10 ndeshjet e fundit të “azzurëve” janë të gjitha fitore, ndërsa në 9 të fundit, nuk ka pësuar gol.

E kush mendon se Italia i ka arritur këto rezultate me stilin e saj të zakonshëm, gabohet rëndë, pasi në këto 10 ndeshje të fundit ku ka regjistruar vetëm fitore, golavarazhi regjistron shifrën mbresëlënëse 31-0.

FT: ITALI-ZVICËR 3-0

Lokateli 26′, 52′ , Imobile 89′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

89′ GOOOOL ITALIA 3-0/ Tjetër supergol nga distanca, kësaj here ishte Çiro Imobile, i cili me një gjuajtje nga distanca, e ka dërguar topin në cepin e portës. 

86′ Mançini kryen edhe 2 zëvendësime, largohen nga fusha Lokateli dhe Barela, në vend të tyre Pesina dhe Kristante.

83′ Zëvendësim i fundit te Zvicra, largohet Frouler në vendin e tij Sou.

80′ Bie disi rritmi i ndeshjes, Italia përpiqet të menaxhojë më së miri epërsinë e 2 golave.

76′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Shaqiri në vendin e tij Vargas.

73′ Çiro Imobile shpërdoron një rast të artë, pas përgjumjes së mbrojtjes zviceriane, sulmuesi i Lacios, nuk është treguar i saktë para portës.

69′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Insinje dhe Berardi, në fushë Kieza dhe Toloi.

64′ Momente paniku në zonën e Italisë, vendimtare ndërhyrjet e Donarumës, që i mohon golin Zvicrës.

60′ Provon Zvicra të reagojë me Shaqirin, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

58′ Zvicra kryen 2 zëvendësime në mbrojte, largohen Shar dhe Mbabu, në lojë Zuber dhe Vidmer.

52′ GOOOOL ITALIA 2-0/ Spektakolar Lokateli. Mesfushori i Sasuolos, realizon me një predhë nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës. Nuk lëviz portieri Somer. 

46′ Starton pjesa e dytë, Zvicra kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Seferoviç, vendin e tij e merr Gavranoviç.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Imobile provon të shënojë nga një kënd i pamundur, por i vëmendshëm portieri Somer, që grushton topi.

37′ Italianët shpërdorojnë një tjetër shans të artë me anë të Spinacolës, që nuk tregohet rezultativ brenda zonës, duke sfumuar një mundësi mjaft të mirë.

33′ Pranë golit të dytë Italia, me anë të Insinjes, por tentativa e tija largohet me kokë nga Akanzhi.

26′ GOOOOL ITALIA 1-0/ Aksion fantastik i italianëve, Lokateli gjen rrugën e rrjetës pas asistit mjaft të bukur të Berardit. 

24′ Zëvendësim i detyruar te Italia, Kielini lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Açerbi.

19′ Italia gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet nga VAR-i për prekje të topit me dorë.

10′ Pranë golit Italia me Spinacolën, i cili harkon bukur në zonë për Imobilen që provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

3′ Përballja ka nisur e shpejtë me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në “Olimpico”

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"