VIDEO/ Italia perfekte, e bën “9 ballë”, goleada nga Spanja e Zvicra. Ja rezultatet e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 22:43

VIDEO/ Italia perfekte, e bën “9 ballë”, goleada nga Spanja e Zvicra. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, tetë nga ndeshjet e fundit në fushatën eliminatore për Europianin 2020.

uefa euro 2020

Italia arriti fitoren e 10-të në po kaq takime, duke fituar me një rezultat madhështor 9-1 ndaj Armenisë. Golat u shënuan emra të ndryshëm si Imobile, Zaniolo e Imobile nga dy herë, si dhe Barela, Romanjoli, Kieza, Orsolini e Zhorzhinjo.

Fitore të thellë arriti edhe Spanja, 5-0 ndaj Rumanisë, duke arritur vendin e parë, ndërsa triumfoi edhe Suedia 3-0 ndaj Ishujve Faroe. Zvicra mposhti pastër 1-6 Gjibraltarin, fitore që i siguroi vendin e parë, me 17 pikë, pas barazimit 1-1 mes Danimarkës dhe Irlandës. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

REZULTATET LIVE

FT | Itali-Armeni 9-1

GOL: Imobile 8′, 33′, Zaniolo 9′, 64′, Barela 29′, Romanjoli 72′, Zhorzhinjo 75′, Orsolini 78′, Kieza 81′  / Babajan 79′

 

FT | Spanjë-Rumani 5-0

GOL: Ruiz 8′, Moreno 33′, 43′, Rus aut. 46′, Oiarzabal 92′ / 

 

FT | Gjibraltar-Zvicër 1-6

GOL:  Stishe 74′ / Iten 10′, 84′, Vargas 50′, Fasnasht 57′, Benito 75′, Xhaka 86′

 

FT  | Irlandë-Danimarkë 1-1

GOL: Doherti 85′ / Breithueit 73′

FT | Suedi-Ishujt Faroe 3-0

GOL: Anderson 29′, Svanberg 72′, Xhuideti 80′ / 

 

FT | Maltë-Norvegji 1-2

GOL:  Fenek 40′ / King 7′, Sorloth 62′

FT | Greqi-Finalndë 2-1

GOL:  Mantalos 47′, Galanopulos 70′ / Puki 27′

FT | Lihtenshtejn-Bosnjë 0-3

GOL:  / Civic 57′, Hodziç 64′, 72′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"