VIDEO| EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht Europianin. Norvegjia shtang Spanjën, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 22:39

VIDEO| EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht Europianin. Norvegjia shtang Spanjën, ja rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera takime të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

italia

Italia mposhti pastër me shifrat 2-0 Greqinë në “Olimpico” të Romës, me gola të Zhorzhinjos me penallti dhe Bernardeskit, të dy të shënuar në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Italia shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Europian.

Spanja u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Ishte Saul ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje nga jashtë zone, por teksa u duk se iberikët do fitonin minimalisht, në minutën e 94-t, King barazoi shifrat për nordikët me një penallti. Pas këtij barazimi, Spanja mban vendin e parë me 19 pikë në grup.

Në dy takimet e tjera, Suedia mposhti pastër 0-4 në transfertë Maltën, ndërkohë që Lihtenshtejni dhe Armenia e mbyllën në barazim 1-1.

 

REZULTATET LIVE

 

FT | Itali-Greqi 2-0

GOLAT: Zhorzhinjo pen.63′, Bernardeski 78′ / 

FT | Norvegji-Spanjë 1-1

GOLAT:  King pen. 94′ / Saul 47′

FT | Lihtenshtejn-Armeni 1-1

GOLAT:  Frik 72′ / Barsegian 19′

FT | Maltë-Suedi 0-4

GOLAT:  / Danielson 11′, Larson pen. 58′, pen. 71′, Agius aut. 66′

 

FORMACIONET

bandicam 2019-10-12 20-40-06-073

bandicam 2019-10-12 20-40-20-264

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"