VIDEO/ Italia ka harruar të fitojë, vetëm barazim në miqësoren ndaj… Shevës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 23:01

VIDEO/ Italia ka harruar të fitojë, vetëm barazim në miqësoren ndaj… Shevës

5 ndeshje pa fitore, vijon seria negative e kombëtares italiane. Të kaltrit e Mançinit barazuan me shifrat 1-1 në takimin e zhvilluar ndaj Ukrainës në “Luixhi Ferraris” të Xhenovës, duke u futur në një krizë rezultatesh.

Itali

Edhe pse një ndeshje miqësore, 4 herë kampionët e Botës, nuk arritën të dominonim përballë skuadrës së Shevçenkos. Bernardeski gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Vetëm 7 minuta zgjati avantazhi i italianëve, pasi në minutën e 62-të, Malinovski barazoi shifrat.

Risi në ndeshjen e sotme, ishte aktivizimi i mbrojtësit, Picini, i cili është pjesë e Valencias në Spanjë. Sfidën e radhës të kaltrit do ta luajnë në datën 14 tetor përballë Polonisë në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"