VIDEO/ Itali madhështore, gjunjëzon Belgjikën dhe sfidon Spanjën në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 1:04

VIDEO/ Itali madhështore, gjunjëzon Belgjikën dhe sfidon Spanjën në gjysmëfinale

Itali madhështore! Të kaltrit e Mançinit, kanë gjunjëzuar edhe Belgjikën, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në supersfidën e zhvilluar në Mynih.  Falë kësaj fitoreje, italianët arritën të siguronin një biletë për në gjysmëfinalen e Europianit, ku do të përballen me Spanjën.

pjimage - 2021-07-02T224706.451

Për sa i përket ndeshjes, të 3 golat u shënuan në pjesën e parë. Barela zhbllokoi sfidën në të 31-të, teksa Insinje me një supergol “alla Del Piero”, dyfishoi shifrat. Belgët nuk nguruan të përgjigjeshin menjëherë me Lukakun, që shndërroi në gol një penallti të fituar nga Doku. Pjesa e dytë nuk prodhoi ndryshim rezultati.

STATISTIKAT E NDESHJES BELGJIKË-ITALIA SIPAS “SOFA SCORE” PËRGATITUR EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” 

Belgjike-Itali Statistikat

Italia, e vendosur mirë, ia doli që në vazhdim të ruhej nga sulmet e Belgjikës dhe të ruante epërsinë mes drithërimave, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të EURO 2020 dhe tani duhet të mendojë për duelin me Spanjën që luhet të martën e 6 korrikut në orën 21:00.

FT: BELGJIKË-ITALI 1-2

Lukaku 45+2′ / Barela 31′ , Insinje 44′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90+1′ Zëvendësim te Italia, largohet Kieza, vendin e tij e merr Toloi.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Berardi ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Doku i magjeps të gjithë me shpërthimin e tij, duke shmangur 3 futbollistë italianë, gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

79′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Spinacola dhe Insinje, në lojë Berardi dhe Emerson.

78′ Dëmtim i rëndë i Spinacolës, futbollisti italian shpërthen në lot dhe lë fushëm me barrelë. Europiani për të mund të quhet i humbur.

74′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Verrati dhe Imobile, në lojë Kristante dhe Beloti.

73′ Vetëm 3 minuta në fushë, Çadli largohet i dëmtuar, duke i lënë vendin Preat.

71′ Drithërima në portën e Donarumës, Belgjika shumë pranë barazimit. As Lukaku dhe as Thorgen Hazard nuk arrijnë të devijojnë.

70′ Belgjika kryen dy zëvendësime, largohet Tilemans dhe Munie, në vendin e tyre Mertens dhe Çadli.

69′ Insinje provon me një tjetër goditje të rrezikshme, por tentativa e tij ndalet me vështirësi nga Kurtua.

66′ Kombinim fantastik Insinje-Spinacola, ky i fundit provon të devijojë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

61′ Lukaku fal italianët, sulmuesi shpërdoron një rast të artë. Nuk iu besojnë belgët, vendimtare ndërhyrja e Spinacolës që bën heroin.

55′ Doku i hap probleme italianëve nga e djathta, vendimtare ndërhyrja e Donarumës.

50′ Belgët provojnë të avancojnë përpara në kërkim të golit të barazimit.

47′ Italia e nis në sulm edhe këtë pjesë të dytë, provoi Kieza, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45’+2′ GOOOOOL BELGJIKA 1-2/ Lukaku ngushton diferencat, duke shënuar me 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të Di Lorencos ndaj Dokut. Rihapet sfida! 

44′ GOOOOL ITALIA 0-2/ Çmenden në festë italianët. Insinje realizon një supergol “alla Del Piero”. 

40′ Tjetër goditje e rrezikshme e Italisë, kësaj here ishte Kieza që provoi, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e Kurtua.

35′ Provon Belgjika të kundërpërgjigjet, duke ndërtuar sulme të shpeshta në zonën italiane, por mbrohet mirë skuadra e Mançinit.

31′ GOOOOOL ITALIA 0-1/ Barela “show”, italianët në avantazh! Fantastik mesfushori i Interit, i cili shmang mjaft bukur dy kundërshtarë dhe lëshon një predhë nga e djathta e zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. 

26′ Kombinim fantastik De Bryjn-Lukaku, sulmuesi i Interit, provon me një gjuajtje të zgjuar me të brendshme, por sërish protagonist Donaruma, që tregoj reflekset.

22′ De Bryjn, dhuron spektakël dhe provon me një gjuajtje fantastike me të majtën, por i jashtëzakonshëm edhe Donaruma, që bën një pritje shpëtimtare.

21′ Ndëshkohet edhe Tilemans, i cili i kthen hakun Verratit, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj italianit.

20′ Verrati ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Tilemans.

18′ Një rritëm mjaft i kënaqshëm, me të dyja skuadrat që luajnë hapur dhe prodhojnë volum loje.

13′ Italia gjen rrugën e rrjetës me Bonuçin, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

5′ Ndeshja nis e zjarrtë me sulme nga të dyja krahët. Më kërkues belgët në këto minuta.

1′ Belgjika e nis menjëherë në sulm, ku Lukaku provon të dalë i vetëm përballë Donarumës, por kontrollon gjithçka gardiani italian.

1′ Spektakël i garantuar, starton finalja e parakohshme në Mynih!

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKA: Kurtua, Alderuajerd, Vermalen, Vertongen, Vitsel, De Bryjne, Tielemans, Mëni, Doku, T.Hazard, Lukaku, Trajner: R. Martinez

ITALIA– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Spinacola, Verrati, Zhorzhinjo, Barela, Kiesa, Imobile, Insinje, Trajner: R.Mançini

itali belgjike

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"