VIDEO/ Ismajli bën bomberin për Empolin, i jep fitoren skuadrës në testin austriak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 18:03

VIDEO/ Ismajli bën bomberin për Empolin, i jep fitoren skuadrës në testin austriak

Ardian Ismajli vazhdon të jetë një nga futbollistët më në formë të skuadrës së Empolit, e jo vetëm në fazën mbrojtëse. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i kthyer në një pikë fikse në rreshtimin e ekipit të Serisë A, po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe si një forcë shtesë në fazën ofensive të ekipit, duke rezultuar efikas në zonën kundërshtare në goditjet standarte.

bandicam 2022-12-05 17-48-55-913

Ai ka treguar se di të tundë rrjetën kundërshtare edhe në miqësoren e sotme që Empoli ka luajtur kundër Shturm Grac, si pjesë e përgatitjeve për vijimin e sezonit që fillon pas ndërprerjes për shkak të Kupës së Botës.

Ismajli, i cili ishte në stolin e rezervave te Empoli duke u aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi me kokë në minutën e 87 të duelit, duke realizuar golin e 2-1 që i dha fitoren ekipit të tij në një test që shërbente më shumë për të parë gjendjen e futbollistëve pas pushimeve që kanë pasur në këtë periudhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"