VIDEO/ Isli Hidi hero në Qipro, i siguron mbijetesën ekipit me pritjet fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 23:06

VIDEO/ Isli Hidi hero në Qipro, i siguron mbijetesën ekipit me pritjet fantastike

Isli Hidi siguroi mbijetesën me ekipin e tij në kampionatin qipriot. Portieri shqiptar tregoi edhe njëherë cilësitë e tij, ku në këtë takim u tregua hero, në transfertën që ekipi i tij Olimpiakos Nikosia kishte kundër Aris.

hidi

Goli i vetëm i shënuar në sfidë, ishte ai i Romeu Torres, në minutën e 63-të. Por, shpëtimtar i kësaj fitoreje ishte portieri shqiptar, që bëri pritje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes.

Si përfundim, Olimpiakos Nikosia fitoi 1-0, dhe skuadra e 37-vjeçarit mban vendin e 12-të në renditje, me 20 pikë, 4 më shumë se sa Aris që gjendet në zonën që të zbret një kategori më poshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"