VIDEO / Isli Hidi bëhet hero në Qipro, pret penallti në minutat shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 14:36

VIDEO / Isli Hidi bëhet hero në Qipro, pret penallti në minutat shtesë

Forma e mirë e portierit shqiptar vijon edhe këtë sezon në Qipro. Isli Hidi është bërë heroi i Olimpiakos Nikosia kundër Arisit në ndeshjen e javës së 12-të. Gardiani shqiptar ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në një penallti të ekzekutuar në minutën e 90-të.

hidi

Hidi kuptoi 11 metërshin në minutën e fundit, e ekzekutuar në të djathtë të tij dhe ja doli që të ruante kuadratin të paprekur në ndeshjen që u mbyll 0-0. Ai u bë shpëtimtar edhe me pritje të tjera gjatë takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"