VIDEO/ Islanda, ishulli me 350 mijë banorë kualifikohet në Botëror. Vazhdon festimi karakteristik me duartrokitjen vikinge

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 17:11

VIDEO/ Islanda, ishulli me 350 mijë banorë kualifikohet në Botëror. Vazhdon festimi karakteristik me duartrokitjen vikinge

Islanda ka bërë një tjetër mrekulli mbrëmjen e 9 tetorit, teksa falë fitores 2-0 ndaj Kosovës, arriti të rendit e para në grupin I, dhe të kualifikohet direkt për në Botërorin e Rusisë.

vikinget

Pas shkëlqimit në EURO 2016, teksa arriti deri në gjysmë finale, ishulli në veri të Europës, bëhet vendi më i vogël ndonjëherë që shkon në një botëror, me vetëm 350 mijë banorë. Më parë, rekordin për vendin më të vogël të kualifikuar në një botëror e mbante Trinidad Tobago, me një popullsi prej 1.3 milionë banorë.

island

Lojtarët e kombëtares ishin tepër entuziastë, teksa u shprehën krenarë për këtë kualifikim historik. Pas ndeshjes, teksa festuan me duartrokitjen vikinge, karakteristikë e tyre, ashtu siç mahnitën kontinentin e vjetër në Europianin e 2016-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"