VIDEO/ Isko nuk mjafton, Reali bën hap fals në javën e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 22:51

VIDEO/ Isko nuk mjafton, Reali bën hap fals në javën e katërt

Reali i Madridit është ndalur në javën e katërt të La Ligës teksa ka barazuar në transfertë përballë Atletiko Bilbaos me rezultatin 1-1. Kur u duk se gjithçka ishte duke shkuar mirë, skuadra e Lopeteguit hasi vështirësi ndaj baskëve të cilët e mbyllën në avantazh pjesën e parë.

Isko

Goli i Muniain në minutën e 32-të i dha avantazhin vendasve. Për të shpëtuar madrilenët nga humbja mendoi Isko në minutën e 63-të, i cili barazoi shifrat pas asistit të Bejl.

awdwws56

Ky rezultat i shkon përshtat Barcelonës, që e sheh veten në krye me diferencë +2 nga kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve. Në sfidën e radhës Reali do të presë Espanjolin në shtëpi, ndërkohë që Atletiko Bilbao do të ndeshet me Betis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"