VIDEO/ Ish-ylli i Skënderbeut i papërmbajtshëm, futet nga stoli dhe realizon dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 21:00

VIDEO/ Ish-ylli i Skënderbeut i papërmbajtshëm, futet nga stoli dhe realizon dopietë

Ish-futbollisti që shkëlqeu në Kategorinë Superiore, me fanellën e Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha, dhuroi spektakël në sfidën e sotme të kampionatit rus ndaj Krasnodarit.

BERISHA GOLI

29-vjeçari i cili është pjesë e Akhmat Groznit, u aktivizua nga stoli në minutën e 37-të të ndeshjes, u shndërrua menjëherë në protagonist teksa realizoi dopietë në minutat 51 dhe 68-të, në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në transfertë.

Me këtë dopietë, Berisha u ngjit në kuotën e 8 golave në 24 javë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"