VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënon gol të bukur, por skuadra e re e Superligës befason Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 18:28

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënon gol të bukur, por skuadra e re e Superligës befason Prishtinën

Skuadra e re e ngjitur këtë sezon në Superligën e Kosovës, Arbëria shkaktoi tjetër befasi në javën e dytë të kampionatit.

prishtina

Skuadra ku luan ish-futbollisti i Partizanit Labinot Ibrahimi frenoi në barazim 1-1 Prishtinën favorite. Ish-sulmuesi i Skënderbeut Oto Xhon barazoi sfidën në minutën e 35-të duke shmangur mbrojtësit në zonën kundërshtare dhe dërgon saktë topin në rrjetë. Kujtojmë që Arbëria mposhti në javën e parë të kampionatit Trepça 89’ me rezultatin 0-2.

Sfida tjetër e Superligës së Kosovës Drenica-Besa përfundoi me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"