VIDEO/ Ish-sulmuesi i Shpresave i magjeps të gjithë, realizon supergol me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:44

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Shpresave i magjeps të gjithë, realizon supergol me roveshatë

Ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Shefit Shefiti, i magjepsi të gjithë me supergolin e realizuar në Kupën e Maqedonisë.

Shefiti

23-vjeçari, i cili aktivizohet me Renovën, nxori nga repertori i tij një roveshatë spektakolare, pas një harkimi nga e djathta, duke shmangur portierin kundërshtar.


Këtë perlë, Shefiti e regjistroi në minutën e 67-të, në sfidën ndaj Gostivarit, ku skuadra e Renovës, triumfoi me rezultatin 0-4.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"